Vizitë ne Shkodër dhe Krujë me nisje nga Tirana

tour stars1 vleresim

Tours to Tirana and Shkodra Eksploroni Shkodrën, një nga qytetet më të vjetra dhe më tërheqëse në veri të Shqipërisë, dhe Krujën me muzetë e saj dhe pazarin e vjetër

Kohezgjatja: Nje dite
Vendndodhja: Shkoder, Kruje, Tirane

Rezervo tani

Itenerari i turit ne harten Google

Shkodra, Kruja Tirana tour

Share this tour

Shkodra Castle trip from Tirana Shkoder
Në mëngjes nisemi me makinë për në Shkodër, qytetin më të rëndësishëm të Shqipërisë veriore, i vendosur në një pllajë të bukur përballë liqenit më të madh në Ballkan, qe ka emrin e qytetit, dhe ne sfond ndodhen Alpet Shqiptare. Ne do bëjmë në këmbë në "Gjuhadol", një zonë e sapo rinovuar për këmbësorët, me arkitekturë te ndikuar nga ajo italiane dhe austriake, dëshmi e lidhjeve historike të këtij qyteti me të dyja këto vende. Pastaj ne do të vizitojmë Muzeun Marubi (master-fotograf i fund shekullit të 19-të), e cila eskspozon disa publikime të vjetra. Marubi ka bërë fotografinë e parë në Ballkan në 1856. Marubi qendroi dhe jetoi në Shkodër, por ka qënë i ftuar edhe për të punuar për Mbretin e Malit të Zi. Ai ka lënë një pasuri prej 500 000 negativë ne qelq. Përzgjedhja publikimeve që ne do të shohin, tregojnë njerëzit dhe jetën e zonës si ka qënë gati 2 shekuj më parë. Shkodra është kryeqyteti i vetëm ilir i përmendur në shekujt e 2-3 para Krishtit.Duke vizituar kështjellën Rozafa ne do të përjetojmë jo vetëm supremacinë që ilirët ndjenin mbi armiqtë e tyre duke qëndruar në një Kalaja kaq madheshtore, por gjithashtu do të admirojmë një pamjet befasuese ne 360 gradë. Pas kesaj vizite sugjerojmë drekë në një restorant familjar i agro-turizmit, qe ndodhet mes Shkodrës dhe Lezhës. Aty do te shijojmë disa specialitete të këtij rajoni të tilla si turshi, djath vendi, vaji i ullirit bio, disa lloje të bukës etj në formën e tyre të thjeshtë dhe specialiteti kryesor i restorantit është mish geci i gatuar në një mënyrë shumë tradicionale
Tirana tour, colorful building Tirane
Pas drekës vazhdojmë drejt Krujës, që ka qënë qëndër e rezistencës shqiptare kundër osmanëve nën komandën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu. Ai nuk lejoi ushtrinë osmane te kalonte kufirin e Evropës Perëndimore për 25 vjet, duke fituar titullin e "Athleta Christi", dhënë nga Papa në atë kohë. Do të vizitohet Muzeu i Skenderbeut dhe ai Etnografik i pajisur me pothuajse të gjitha sendet origjinale nga fundi i shekullit të 19-të. Së fundi do të ecim nëpër Çarshinë e famshme të Krujës , që është plot me punime tradicionale dhe suvenire.Kthim ne Tiranë.Fundi i sherbimit tonë