Tirana & Mali i Dajtit me teleferik

tour starsS'ka vleresime

Dajti mountain trip Exploroni kulturën dhe natyrën e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.

Kohezgjatja: Nje dite
Vendndodhja: Tirane dhe Mali i Dajtit

Rezervo tani

Itenerari i turit ne harten Google

Ekskursion ne Tirane dhe malin e Dajtit

Share this tour

Tirana tour, colorful building Ne Tirane
Pas takimit me guiden përpara Muzeut Kombëtar, ne do te njihemi me një hisori te shkurtër të Shqipërisë. Pas vizitës do ecim për te xhamia Et'hem Beut, ku do vizitojmë xhaminë dhe Orën-Kullë. Për ata që jane të interesuar pas Artit, Galeria Kombëtare e Arteve e Shqipërisë ka një fond prej mbi 4.000 vepra arti nga autorë shqiptarë dhe të huaj, që përfshin shtatë shekuj të trashëgimisë kulturore shqiptare. Me interes këtu mund të jenë piktura nga periudha e socializmit realist ku arti ishte një nga mjetet që regjimi përdorte si propagandë.
Tirana tour, colorful building Me teleferik ne Dajt
Me pas do te vazhdojmë në të Malit të Dajtit. Udhëtimi me teleferik ofron një pamje panoramike të Tiranës që lë pa frymë. Nderkohë që dreka do te jetë në një restorant tradicional rrethuar nga flora dhe fauna e pasur. Pas drekës dhe kohes se pushimit ,do të kthehemi në Tiranë. Do vazhdojme me viziten te Piramida (mauzoleun e udhëheqësit komunist Enver Hoxha, i projektuar nga vajza e tij). Pak para se të hyjmë zonën e "Bllokut" , ne do të shohim nje përkujtimore me 3 objekte që përfaqësojnë terrorin, paranojën dhe izolimin, si instrumente të diktaturës. Gjithashtu do të shohim edhe ish shtëpinë e Enver Hoxhës në Bllok. Do e mbyllim turin me një pije freskuese në Bar Sky, një bar rrotullues 360 shkallë që ndodhet në katin e 20 të një ndërtese ku mund të shikohet panorama e gjithë e qytetit.