Vizitë e Beratit( UNESCO) dhe Apollonisë me nisje nga Tirana ose Durrësi

tour stars2 vleresime

Tours to Tirana Apollonia Eksploro qytetin UNESCO Beratin dhe Apolloninë një qytet i madh antik ku vetë Augustus Oktavian ka studiuar

Kohezgjatja: Nje dite
Vendndodhja: Berat, Apolloni, Tirane






Rezervo tani

Itenerari i turit ne harten Google

Berat Tirana tour

Share this tour

Tours to berat Berat
Në mëngjes nisje per në Berat, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Duke qenë më shumë se 2400 vjeçar, qyteti është një nga më tërheqësit në Shqipëri. Themeluar në shekullin e 3 para Krishtit nga nje fis Ilir i Shqipërisë së Mesme me një kështjellë mbrojtëse, fillimisht ka qene i njohur si qyteti i fortifikuar me emrin Antipatrea. Ne 1417 qyteti u pushtua nga osmanët që ndërtuan disa xhami poshtë kalasë së vjetër të qytetit. Berati ndodhet në këmbët e malit Tomorr dhe në brigjet e lumit Osum. I ndërtuar në të bardhë në një shpat të gjelbër, me lumin afër, qyteti ofron një pamje të mrekullueshëm sapo e shikon. Berati është i njohur për shtëpitë e tij të larë në të bardhë - me dritaret që duket se janë ndërtuar mbi njëri-tjetrit, nga te cilet kane marre emrin "qyteti i njëmijë dritareve". Qyteti ruan akoma një stil unik të arkitekturës, me rrugët e ngushta të shtruara me gur
Berat castle Kalaja është e vetmja në Shqipëri që akoma ka shtëpi dhe banorë brenda mureve të saj , duke jetuar në të njëjtin mënyrë dhe vend si paraardhësit e tyre kanë bërë shekuj më parë .Do të vizitojmë Kalanë , Kishën e Shën Maries që është kthyer ne Muzeun Onufri, e cila përmban një koleksion të ikonave dhe do vizitojmë dy kisha të tjera qe normalisht nuk janë të hapura për publikun . Onufri, sipas te cilit eshte emëruar ky muze, ishte një mjeshtër shqiptar i pictures i shekullit të 16, që ka pikturuar shumë ikona kishtare në Shqipëri dhe Greqi dhe është i famshëm për ngjyrën e kuqe qe mban emrin e tij . Berati është gjithashtu i njohur pasi dy nga Biblat më të vjetra " Dhiata e Re ", njëra nga shekulli i 6-të dhe tjetra nga të shekullit të 9-të pas Krishtit, janë gjetur këtu . Dreka mund të jetë në një shtëpi tradicionale brenda në kështjellë .
Berat castle Pas drekës nisje për në qytetin e lashtë të Apollonisë një nga qendrat më të rëndësishme antike në periudhen romake , pergjate te famshmes Via Egnatia Ciceroni, oratori i famshëm romak, i habitur nga bukuria e Apollonisë e ka quajtur atë në librin e tij Philippics , "magna urbs et gravis" - një qytet i madh dhe i rëndësishëm. Themeluar në shekullin e 7 para Krishtit, nga kolonët grekë nga Korinti, qyteti antik ndodhet 11 km në perëndim të qytetit të Fierit. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar se Apollonia ka arritur kulmin e vet në shekullin e 3-4 para Krishtit. Në shekullin e parë para Krishtit, Octavian Augustus ka studiuar filozofi atje deri sa ai dëgjoi lajmin për vrasjen e Çezarit në Senat dhe u kthye per tu bërë perandori i ardhshëm. Vizitë e qytetit dhemanastirin ortodoks e shndërruar në muze arkeologjik. Fundi i shërbimit tonë.