Teatri Tirane |
| “Tri mendje në ankand" në Metropol. Në datën 12 prill, ora 19ºº, në Teatrin e Metropolit, në sallën "Shekspir", do të ngjitet në skenë premiera e re e dramës satirë “Tri mendje në ankand” e autorit të njohur Ferdinand Hysi, me regji të ElmaDoresit. Drejtor Artistik është Suela Konjari, skenografia e Beqo Nanajt, kostumografia nga Edlira QyshkaInterpretojnë aktorët: Devis Muka, Alban Musa, Klodian Hoxha, Elona Hyseni, Dori Caushaj dhe Lorenc Kaja. Vepra e shkruar në vitin 1994 është përzgjedhur ndër 120 dramave më të mira të Evropës.Gjashtë personazhet e dramës të shtruar në një spital psikiatrik janë me profesion,mësues, aktor etj, pra intelektualë që kanë botën e tyre. Të gjendur në këtë spital ata duan të zënë pikat e spitalit dhe të rregullojnë psikiatrinë dhe këtë gjë ata e kanë shumë seriozisht. Megjithatë nuk dihet se kush janë të çmendurit, ata që janë brenda në psikiatri apo ato që janë jashtë. |
Tirana Opera |
| “Historia e një kënge” Balet në TKOB.Në datat 11, 12, 13 dhe 14 prill, ora 19ºº, Teatri i Operës dhe Baletit, do të shfaqë në kuadër të 60 vjetorit të krijimit: baletin “Historia e një Kënge” të Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos, që në fakt është historia e një vepre brenda historisë së TKOB në Tiranën liberale të viteve 70-të. Ideja e kësaj shfaqje është e Zhani Cikos, libreti i Agron Aliajt (artist i popullit), muzika e Nikolla Zoraqit (artist i popullit),e ftuar e veçantë Vikena Kamenica. Skenografia është e Erald Bakallit, kostumet nga Ardi Asllani, koncertmaestër Edmond Doko. Në këtë shfaqe interpretojnë solistët dhe trupa e baletit si dhe orkestrasimfonike e TKOB. Në vepër janë përdorur hite të viteve 70-të nga, The Beatles, Adriano Celentano, Tom Jones, Elvis Presley |
Tirana photography |
| Ekspozitë “Gjirokastra”.Në ambientet e Tirana Ekspres, piktori Endri Myrtaj vjen me një ekspozitë personale me temë “Gjirokastra”. Në këtë ekspozitë do të ekspozohen piktura të ndryshme nga qyteti i Gjirokastrës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri mëdatë 8 prill. Tirana Ekspres ndodhet në Rr.Karl Gega, Blloku i Magazinave, Tiranë. |