Shenim: Cmimi i dhomes perfshin transferten falas nga dhe per ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranes. Kjo oferte eshte e vlefshme vetem pasi te keni bere pagesen per hotelin dhe nese na dergoni nepermjet e-mailit detajet e sakta te fluturimit (numrin e fluturimit dhe kohen e mberritjes). Nje nga shoferet tane do t'ju prese tek dalja me nje tabele "Albania Holidays”. Ju lutemi t'i tregoni shoferit voucherin tone. Hoteli ndodhet ne një zone te qete ne zemër te qytetit, afër Parkut Kombëtar ku gjeni liqenin artificial dhe kopshtin zoologjik, gjithashtu është afër zonës se ambasadave dhe bankave te Tiranës. Pallati i Kongreseve dhe ai presidencial ndodhen vetëm disa hapa larg hotelit, por ndërkohë edhe vendet e tjera me interes nuk ndodhen shume larg. Ky është i vetmi hotel 5* ne Shqipëri me menaxhim ndërkombëtar. Një hotel modern me mobilim elegant, Sheraton Tirana Hotel & Towers ofron akomodimin me ekskluziv ne Shqipëri. Te gjitha dhomat dhe suitat kane pajisje moderne te dizenjuara për të mirëpritur biznesmenët dhe turistet. “Infinity” Bar ofron një shërbim dhe ambient autentik te veçantë. Është vendi ideal ku biznesmenët mund të takohen për kafe apo për t’u çlodhur gjate ditës. Hoteli ofron një ambient te këndshëm për çajin e pasdites dhe koktejet. Restoranti “Metropolitan” është i hapur për mëngjesin, dreken dhe darken dhe ka kuzhine ndërkombëtare, por ndërkohë ofron dhe kuzhinën mesdhetare dhe shqiptare. Te gjitha ushqimet janë të freskëta dhe të cilësisë se pare dhe serviren me elegancë. DhomatHoteli ka nje total prej 151 dhomash, duke perfshire edhe 56 suita dhe katet e dy kullave.