Rreth Tiranes
Sherbimi i Klientit
    +355 4 2235 688
    My status
  • Hene-Premte
    08:00-19:00 (CET)
    Shtune
    08:00-16:00
  • Pyete & Pergjigje
  • Si te Rezervoni
Pse tirana-hotel.com?
  • Ndodhet në Tiranë
  • Nuk ka taksë rezervimi
  • Çmimet më të ulëta
  • Pagesë online e sigurt
  • Komente per hotelet

Shopping dhe dyqane në Tiranë

Të bësh pazar  është si një hobi  dhe mund të quhet importi më i ri shqiptar. Në vitet e fundit me një rritje të pasurisë personale të popullsisë shumë qendra tregtare të stilit të ri kanë filluar të lulëzojnë brenda dhe në rrethinat e kryeqytetit. Këto kanë filluar të bëhen vende të rëndësishme për vendasit që përdorin rastin e një ditë pushimi për bërë pazar ose thjesht për të pirë një kafe me miqtë. Shumica e mallrave në dyqanet në këtë qendra, sidomos tekstilet dhe lëkurat vijnë nga Italia dhe Greqia. Përveç qendrave tregtare të cilat janë tendenca më e fundit, nëse ju pëlqen të negocioni, tregjet e hapura janë ato që ju po kërkoni."Tregu Cam" është më i rëndësishmi dhe ofron një shumëllojshmëri , që nga gjilpëra te sendet personale ose te dekorimet shtëpiake.

Qendra tregtare City Park
 
City Park në Shqipëri, qendra më e madhe tregtare në Ballkan. Në rreth 180 dyqane ju do të gjeni markat më të mira në veshje, pajisje, parfume dhe gjithçka në lidhje me gatimim dhe  shtëpinë. Duke ecur nëpër atmosferën miqësore në City Park, ju do të ndjeni sigurinë që ky është qytet i madh ku do të gjeni gjithçka që ju kërkoni. Ju vetëm duhet të zbuloni se cila është zona juaj.

QTU (Qendra Tregtare Univers)

Një qendër tregtare moderne  rreth 6 km nga Tirana në autostradën Tiranë-Durrës me dhjetëra dyqane duke përfshirë edhe emrat e markave të tilla si Zara, Mexx etj. Qendra ofron një autobus falas nga qendra e Tiranës.

Casa Italia

Një qendër tregtare në periferi të qytetit që ofron disa dyqane duke përfshirë super dyqanin elektronik Italian Trony, Hypermarketin te stilit Daneze Ikea JYSK dhe supermarketin italian Conad.

ETC (Qendra Evropiane e Tregtisë)

Një qendër tregtare në qendër të qytetit me dyqane të ndryshme dhe kafe që ia vlejnë një vizitë.

Twin Tower
Një kompleks i vogël tregtar në bulevardin kryesor që ofron kryesisht kafe dhe shërbime të tjera.

"Rr. Myslym Shyri "

Rrugë e famshme për pazar në Tiranë rrethuar me dyqane në të dy anët.

Tregu i madh / i Çameve

Vendi  me veshmbathje me çmim të volitshëm, sende personale apo dekorues për shtëpinë deri dhe enë kuzhine.




Hotelet sipas Kategorive
  • Hotele Biznesi ne Tirane
  • Hotele Butike ne Tirane
  • Hotele te Lira ne Tirane
  • Hotele Natyre ne Tirane
  • Hotele ne Aeroport
Harta e Tiranes
tirana map
Moti ne Tirane
Click for Tirana, Shqipëria Forecast
  • Albania Holidays DMC eshte anetar i Albanian Tourism Association Member of Albanian Tourism Association
  • dhe World of DMC Member of World of DMC's: