Rreth Tiranes
Sherbimi i Klientit
    +355 4 2235 688
    My status
  • Hene-Premte
    08:00-19:00 (CET)
    Shtune
    08:00-16:00
  • Pyete & Pergjigje
  • Si te Rezervoni
Pse tirana-hotel.com?
  • Ndodhet në Tiranë
  • Nuk ka taksë rezervimi
  • Çmimet më të ulëta
  • Pagesë online e sigurt
  • Komente per hotelet

Rreth Albania Holidays

foto e ekipit Albania HolidaysAlbania Holidays Shpk, është një kompani shqiptare e licencuar në fushën e turizmit e cila ofron një gamë të gjerë të produkteve të turizmit, si: akomodim, transferta, ture, vizita një ditore,organizimin e takimeve të biznesit dhe konferencave etj. Ne mund të realizojmë kërkesat nga individë dhe grupe. Albania Holidays drejtohet nga një ekip entuziast të arsimuar jashtë vendit në turizëm, marketing dhe e-media, të cilët gjithashtu kanë përvojë perëndimore  në këto fusha.

tirana-hotel.com si pjesë e Albania Holidays është krijuar për ta bërë më të lehtë për udhëtarët të rezervojnë nëpërmjet internetit akomodimin dhe shërbime të tjera në Tiranë. Përveç përvojës tonë profesionale, një tjetër avantazh i tirana-hotel.com në krahasim me faqet e tjera të internetit që ofrojnë te njëjtin shërbim, është se ne ndodhemi në Tiranë. Kjo na jep mundësinë për të inspektuar fizikisht hotelet që ofrojmë dhe të zgjedhim ato që mendojmë si më të përshtatshmet në kategorinë e tyre. Megjithatë ne mirëpresim reagimet dhe sugjerimet e konsumatorëve. Përveç hoteleve në Tiranë,kjo faqe gjithashtu përmban shumë informacione dhe këshilla për vizitorët që vijnë në Tiranë për biznes apo pushime.

Ne krenohemi me faktin se jemi profesionalë dhe komunikojmë shpejt me klientët tanë. Kjo na ndihmon që biznesi ynë të rritet vazhdimisht dhe i bën klientët tanë të ndjehen të vlerësuar.
Përfitojmë nga kjo mundësi për të falënderuar të gjithë ju për reagimet pozitive dhe inkurajimin.
Ne jemi të lumtur t’u ofrojmë ndihmë nëse është e nevojshme, edhe pasi ju keni rezervuar  hotelin. Qëllimi ynë është që t’ju garantojmë një shërbim personal dhe efikas. Ne e kuptojmë se ju - konsumatori – jeni pasuria jonë më e rëndësishme dhe do të punojmë për ta bërë përvojën tuaj me ne sa me të kënaqshme të jetë e mundur.




Hotelet sipas Kategorive
  • Hotele Biznesi ne Tirane
  • Hotele Butike ne Tirane
  • Hotele te Lira ne Tirane
  • Hotele Natyre ne Tirane
  • Hotele ne Aeroport
Harta e Tiranes
tirana map
Moti ne Tirane
Click for Tirana, Shqipëria Forecast
  • Albania Holidays DMC eshte anetar i Albanian Tourism Association Member of Albanian Tourism Association
  • dhe World of DMC Member of World of DMC's: