Informacione te dobishme per Tiranen, Shqiperi

Këtu do të gjeni informacione të dobishme, këshilla për kulturën, dhe fraza bazë për turistët që vizitojnë Tiranën, Shqipërinë.

Shkëmbim valute në Shqipëri

Shkëmbimi monetar në Shqipëri është e shumë i thjeshtë. Ka shumë vende të licencuara për shkëmbim valute në Tiranë, disa prej të cilave të vendosura rreth qendrës, pas Muzeut Historik Kombëtar. Ne ju këshillojmë të kërkoni gjithmonë një faturë nga zyra e  këmbimit.

Njerëzit dhe kultura n
ë Shqipëri
Shqiptarët janë mesdhetar, pra njerëz pasionant dhe ekspresivë kështu që mos u habisni nëse dëgjoni diskutime me zë të lartë në autobusë, kafe etj Kjo është vetëm një gjë normale. Sapo të mbërrini do të dalloni ndryshimin në tundjen e kokës. Kur miratojnë diçka shqiptarët tundin kokën e tyre nga njëra anë në tjetrën,ndërsa për të mohuar gjërat do të lëvizin kokën e tyre lart e poshtë në një lëvizje të shkurtër. Megjithatë, kjo po ndryshon dhe vlen më shumë për gjeneratat e vjetra, ndërsa të rinjtë të cilët kanë jetuar jashtë shtetit zbatohen shenja ndërkombëtare në këtë rast.

Disa shprehje në gjuhën shqipe dhe shqiptimet e tyre në anglisht

Mirëdita = meer-detae = Good Day
Mirëmëngjes = meer – men – jazz = Good Morning
Faleminderit = fall – ae – minter – it = Thank you
Si jeni ? = See – ye – ne ? = How are you?
Mire = Me – rae = Good
Po = Po = Yes
Jo = Yo = No

Numra t
ë dobishëm:
Tel. Aeroportit. +355 4 2381 600
Tel. Bagazheve të humbura. +355 4 2381 681
Tel. Informacionit në polici. 122
Tel. Urgjencës në polici. 129
Tel. Policisë së Trafikut . 126
Tel. Zjarrfikëses. 128
Tel. Urgjencës spitalore. +355 4 2222 235
Tel. Farmacie 24 ore. +355 4 2222 241

Festat publike

Viti i Ri (1/2 Janar),
Bajrami i Madh (Janar)
Pashkët Ortodokse dhe Katolike
Dita e punëtoreve (1 Maj)
Bajrami i Vogël (fund i Ramazanit)
Dita e Pavarësisë (28 Nëntor)
Dita e Çlirimit (29 Nëntor)
Krishtlindjet (25 Dhjetor).

Fakte interesante dhe hipoteza
A e dini se:
    • Ka tre hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë:
      • Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet greke dhe latine, që vendasit e quanin Të rënat, që do të thotë “rrëzuar”, kjo sepse fusha ku u ngrit qyteti ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta të maleve përreth që sillnin ujërat.
      • Kjo fjalë vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në malin e Dajtit, shume afër qytetit të sotëm. Rrënojat e kësaj kështjelle që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit ekzistojnë akoma.
      • Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros (Τύρος) që do të thotë bulmet. Kjo për shkak të tregtisë së hershme të bulmetrave që zhvillohej në fushën e Tiranës
    • Emri i Tiranës është përmendur për herë të parë në një dokument venecian të vitit 1418.
    •  Regjistrimi i parë mbi popullsinë e Tiranës u hartua nga pushtuesit otomanë në 1431-1432 i cili tregoi se kishte 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.
    • Në regjistrimin e vitit 1583 Tirana kishte 20 000 banorë.
    •  Në vitin 1769 Tirana dhe rrethinat e saj eksportonin 2600 fuçi me vaj ulliri
    • Në fillim të shekullit të XX zona e Tiranës kishte 140 000 pemë ulliri dhe 400 mullinj vaji, ndërsa në treg numëroheshin 700 dyqane.
    • Në 1990 Tirana kishte 250 000 banorë ndërsa tani numëron më shumë se 700 000 për shkak të lëvizjes demografike, ku njerëzit nga i gjithë vendi u transferuan në kryeqytet.