Historia e Tiranës

Pozicioni gjeografik i Shqipërisë

Shqipëria është një shtet në Evropën jug-lindore, në perëndim të gadishullit ballkanik, midis koordinatave gjeografike : 39 16’ gjerësi dhe 42 39’ gjatësi . Shqipëria ndodhet pothuajse në mes të Ekuadorit dhe polit të veriut dhe mbulon një sipërfaqe prej 28.748 km2. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km: nga e cila 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë kufitare detare, 48 km vijë kufitare lumore dhe 73 km vijë kufitare liqenore. Republika e Shqipërisë kufizohet në veri dhe veriperëndim me Malin e Zi, veri dhe verilindje me Kosovën, në lindje me ish republikën jugosllave të Maqedonisë dhe në lindje e juglindje me Republikën e Greqisë. Në perëndim Shqipëria laget nga deti Adriatik dhe ne jugperëndim nga deti Jon. Ndodhet rreth 72 Km (45 mi) larg nga Italia përmes Kanalit te Otrantos që lidh detet Adriatik me Jon. Lartësia mesatare është 708 m, që do të thotë dy herë më e lartë sesa ajo e Evropës. Shqipëria përfshihet në zonën subtropikale me lagështi të hemisferës veriore dhe bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare.
Shqipëria është anëtare e OKB-së, NATO-s, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë etj. Shqipëria ka qenë një kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga janari 2003, dhe zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në BE në 28 prill 2009.
Shqipëria është një demokraci parlamentare me një ekonomi në tranzicion. Kryeqyteti shqiptar, është Tirana. Shqipëria kryeson listën e Lonely Planet për 10 vendet kryesore për të vizituar për vitin 2011

Klima e Shqipërisë

Zonat bregdetare: qendrore mesdhetare , dimër i butë dhe i lagësht, verë e nxehtë dhe e thatë.
Zonat malore: qendrore kontinentale, dimër i ftohtë dhe i ashpër, verë e lagësht.

Qytetet kryesore të Shqipërisë

Tirana, Durrës, Vlora, Saranda, Shkodra, Berat, Korça, Gjirokastra, Elbasan

Gjuha zyrtare -Shqip

Shqipja është një gjuhe indo-evropiane dhe përfaqëson një degë të veçantë të kësaj familjeje .

Historia e Tiranës

Tirana është kryeqyteti  dhe njëkohësisht qyteti më i madh i Shqipërisë. Tirana Moderne u ndërtua në vitin 1614 nga Sulejman Bargjini ‘Pasha’,një drejtues lokal nga Mulleti. Qyteti filloi të zmadhohej në fillim të shek. 18 por mbeti pa ndonjë rëndësi të veçantë deri në vitin 1920, kur u shpall kryeqytet. Kjo i detyrohet pozitës gjeografike pak a shumë në mes të vendit, në vijën ndarëse midis Gegëve në veri dhe Toskëve ne Jug. Pas vitit 1920, me rritjen e ndikimit Italian, qendra mori tiparet e një kryeqyteti. Urbanistët dhe arkitektët Italian ndërtuan qendrën kryesore që iu vu emri i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, bulevardin kryesor, godinat e ministrive, bankën kombëtare dhe  bashkinë. Sot Tirana eshte qendra politike ekonomike dhe kulturore e vendit me mbi 700 000 banore

Në vitet e fundit Tirana ka ndryshuar pamje plotësisht. Ndërtesat e zymta ngjyrë gri i stilit komunist janë lyer me ngjyra të hapura dhe motive abstrakte nga kryebashkiaku që ka qenë piktor. Kjo nuk ishte vetëm një zgjidhje e shpejtë, por edhe një përvojë e kënaqshme për banorët dhe vizitorët. Për më tepër kryeqyteti ka parë një zhvillim në infrastrukturën moderne duke ndihmuar për një pamje metropolitane të qytetit.