Transporti
Aeroporti
Aeroporti Nderkombetar Nene Tereza qe ndodhet
afer fshatit Rinas, eshte rreth 20 km larg nga Tirana dhe ka shume
fluturime direkte nga Evropa. Lidhjet me qytetet kryesore perfshijne
Londren, Frankfurtin, Milanon, Romen, Vienen, Zyrihun, Athinen,
Beogradin, Bolonjen, Budapestin, Stambollin ndersa linjat ajrore
te cilat fluturojne ne Tirane jane: Alitalia, Austrian, British
Airways, Lufthansa, Malev, Olimpic, Turkish, Adria, JAT,Belleair,
Clubair, Albanian Airline etc. Aeroporti i eshte dhene me koncesion
nje kompanie gjermano-amerikane e cila sapo ka ndertuar nje terminal
te ri per pasagjeret dhe po planifikon nje zgjerim duke ndertuar
nje terminal te dyte, si dhe rritjen e kapacitetit te fushes se
uljes.
Sherbim i rregullt nga aeroporti
Ekziston nje linje e rregullt autobusi nga aeroporti per ne qendren
e kryeqytetit cdo nje ore.
Taksite dhe Limuzinat
Cmimi i taksive nga aeroporti ne qendren e qytetit fillojne
nga 25 Euro. Cmimi i taksive brenda Tiranes varion nga 4-5 euro
brenda 2 pikave. Kini kujdes qe taksite e licensuara te kene ngjyre
te verdhe dhe numra me ngjyre te kuqe ne targat e tyre.
Transfertat tona
Albania Holidays ju ofron sherbim transferte nga aeroporti
me automjete private duke filluar nga 20 Euro. Ne mund te organizojme
gjithashtu transferta private duke perdorur automjete luksoze
dhe limuzina, si dhe transferta me mini-bus dhe autobusa per grupet.
Nese deshironi te rezervoni me ne nje nga keto transferta nga
aeroporti, ju lutem kontaktoni nje nga agjentet tane tek sales@tirana-hotel.com
Transporti Publik
Tirana eshte nje qytet i mbledhur ku vendet interesante dhe argetuese
jane afer, ndaj atje mund te shkohet shume lehte edhe ne kembe.
Autobusat jane mjetet e vetme te transportit publik ne Tirane.
Ata perdoren per te lidhur periferite me qendren e Tiranes. Per
kete sherbim s’ka ndonje orar te caktuar, por pozitiv eshte
fakti qe jane te shpeshte. Cmimi i biletes eshte gjithshtu i arsyeshem.
Makina me qira
Megjithese nuk rekomandohet qe ta ngasesh vete makinen ne Tirane,
per shkak te trafikut te renduar dhe veshtiresive per te parkuar,
sherbimet e makinave me qira jane te disponueshme ne Aeroportin
e Rinasit dhe ne qytet. Gjithsesi nuk eshte e lehte te gjesh gjithmone
makina ne dispozicion nga keto kompani. Kjo eshte sidomos e vertete
me kerkesat gjithnje e ne rritje, vecanerisht ne sezonin e larte,
pra ne vere. Ndaj ne do t’ju sugjeronim qe te prenotonit
me perpara. Ne ju ofrojme mundesine te prenotoni permes nesh nje
makine me kompani prestigjoze si: Hertz, Sixt, dhe Tirana Car
Rentals. Me poshte do gjeni informacionet dhe cmimet per secilen
nga keto kompani dhe nje formular prenotimi me ne.
a. Sixt
b. Avis
c. Hertz
d. Tirana Car Rentals