Historia e Tiranes
Tirana eshte nje qytet relativisht i ri i ndertuar
ne vitin 1614 nga Sulejman Pasha i Mulletit. Qyteti filloi te
zhvillohej ne fillim te shekullit te XVIII, por mbeti nje qytet
i parandesishem derisa u shpall kryeqyteti i Shqiperise ne 1920.
Kjo ndodhi per shkak te pozites gjeografike pak a shume ne mes
te vendit, ne vijen ndarese midis gegeve te veriut dhe toskeve
te jugut. Vetem ne fund te viteve 1920 kur ndikimi Italian u be
shume i madh, qendra e qytetit mori pamjen e nje kryeqyteti. Planifikuesit
dhe arkitektet italiane ndertuan sheshin qendror qe mori emrin
e heroit kombetar Skenderbe, bulevardin e madh, ndertesat e ministrise,
banken kombetare dhe hollin e qytetit. Sot Tirana nuk eshte vetem
qyteti me i populluar i Shqiperise, por eshte gjithashtu edhe
qendra me e rendesishme politike dhe ekonomike ne vend.
Ne vitet e fundit Tirana ka pesuar ndryshime
thelbesore ne pamjen e saj. Ndertesat e zymta te stilit komunist
jane transformuar nga nje artist te kthyer ne kryebashkiak, nepermjet
idese gjeniale per t’i pikturuar fasadat e tyre me ngjyra
te ndezura dhe struktura abstrakte. Ky nuk eshte vetem nje rregullim
i shpejte, por gjithashtu nje pervoje positive si per banoret
ashtu edhe per vizitoret. Per me teper ka pesuar nje zhvillim
te madh ne ngritjen e ndertesave moderne duke perfshire ketu edhe
shume hotele.
A e dinit se?
· Ekzistojne tre hipoteza mbi origjinen
e emrit Tirana.
1. Mendohet se vjen nga fjala “Theranda” e permendur
ne burimet greke dhe latine, te cilen vendasit e shqiptonin Te
Ranat, qe do te thote “e rene” sepse fusha ishte krijuar
nga shkembinjte dhe materiale te tjera te forta nga malet perreth,
te sjella ne fushe nga ujrat.
2. Emri i saj rrjedh nga fjala “Tirkan” e cila ishte
nje keshtjelle ne rreze te malit te Dajtit, shume prane qytetit
te sotem. Rrenojat e asaj keshtjelle qe i perkasin shekullit te
I-re para eres sone ekzitojne ende sot.
3. “Tirana” vjen nga greqishtja e vjeter “Tyros”
qe do te thote bulmet, kryesisht nga tregetia e bulmetit qe zhvillohej
ne fushen e Tiranes ne antikitet nga barinjte.
· Emri i Tiranes eshte permendur per here te pare ne nje
dokument venecian te vitit 1418.
· Raporti i pare mbi popullsine e Tiranes u hartua nga
pushtuesit otomane ne 1431-1432 i cili tregoi se kishte 1000 shtepi
dhe 7300 banore.
· Ne regjistrimin e vitit 1583 Tirana kishte 20 000 banore.
· Ne vitin 1769 Tirana dhe rrethinat e saj eksportonin
2600 fuci me vaj ulliri dhe
· 14 000 pako te mbushura me duhan per tregetaret veneciane.
· Ne fillim te shekullit te XX zona e Tiranes kishte 140
000 peme ulliri dhe 400 mullinj vaji, ndersa ne treg shenoheshin
700 dyqane.
· Ne 1990 Tirana kishte 250 000 banore ndersa tani numeron
me shume se 700 000 per shkak te levizjes demografike, kur njerezit
nga i gjithe vendi erdhen ne kryeqytet.