Hotels in Tirana, tirana hotel, tirana hotels albania

 

Historia e Tiranes
Te dobishme
Pazar


 

 

 


Kush e zoteron tirana-hotel.com?
Albania Holidays sh.p.k eshte nje agjensi turistike e licensuar qe ofron: akomodim, transferta, ture, vizita ditore, organizimin e mbledhjeve dhe konferencave te biznesit etj, si brenda ashtu edhe jashte vendit. Ne jemi ne gjendje te plotesojme kerkesat per keto produkte turistike si per individe ashtu edhe grupe.
Albania Holidays drejtohet nga nje grup entuziast specialistesh shqiptar, qe kane kryer studimet jashte shtetit ne konsulence turizmi, marketing, dhe media elektronike si dhe kane eksperience perendimore pune.

Faqja albania-hotel.com eshte pjese e kompanise Albania Holidays, dhe eshte ndertuar enkas per te mundesuar akomodimin ne hotele si dhe prenotimin e sherbimeve te tjera turistike. Pervec edukimit tone profesional, nje avantazh tjeter qe albania-hotel.com ka ne krahasim me faqet e tjera te internetit qe ofrojne akomodim ne Shqiperi, eshte qe ne jemi shqiptar me vendndodhje ne Tirane. Ky fakt na jep mundesine qe t’i kontrollojme vete hotelet qe ofrojme dhe njekohesisht te zgjedhim mes tyre ato qe na duken me te miret per kategorine ku bejne pjese. Megjithate mbetemi te hapur ndaj ideve dhe sygjerimeve.

Website i ri tirana-hotel.com eshte nje tjeter sherbim qe u ofrojme klienteve tane. Pervec hoteeve ne Tirane, ky website perfshin edhe shume informacione dhe keshilla per ata qe vizitojne Tiranen si per biznes apo si turiste.

Ne krenohemi me faktin qe jemi te shpejte dhe profesioniste ne komunikimin me klientet tane. Ky fakt ka ndihmuar qe aktiviteti yne te rritet vazhdimisht dhe ne te njejten kohe ben qe klientet tane te ndihen te vleresuar. Ketu perfitojme nga rasti qe t’i falenderojme ata per vleresimin dhe fjalet inkurajuese qe na kane percjelle ne mesazhet e tyre.
Eshte kenaqesia jone t’ju ndihmojme, nese kerkohet, edhe pasi te keni bere rezervimin e hotelit. Qellimi jone eshte t’ju garantojme nje sherbim sa me efikas, profesional, dhe kujdes individual. Ju – klientet – jeni pjesa me me vlere e biznesit tone, prandaj punojme pa u lodhur per ta bere sa me te kendshme eksperiencen tuaj me ne.

Ju mirepresim ne Albania Holidays- nje eksperience e vecante por qe ja vlen.


Me respekt







Harta e Tiranes
Map of Tirana, Albania
 
 
 
 

Rreth nesh / Harta e faqes / Politika e privacise


Faqe partnere: www.albania-hotel.com; www.albania-holidays.com; www.tirana-hotel.com; www.balkan-hotel.com